AKTUALITET, 7 Maj 2026, 10:22

Seanca/ Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit

Seanca/ Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta

Kuvendi ka mbajtur sot një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Deputetët nderuan figurën e tij,  ndërsa kryetari I Kuvendit, Niko Peleshi vlerësoi kontributin e gjatë të Pëllumbit në jetën akademike dhe politike në vend.

Deputetët të majtë e të djathtë u ngritën në këmbë në nderim të Servet Pëllumbin.

Servet Pëllumbi ka qenë një nga figurat e njohura të politikës shqiptare, duke mbajtur edhe postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë gjatë karrierës së tij publike.