AKTUALITET, 13 Korrik 2026, 12:43

Seanca/ Fraksioni i dosjes ‘Meta’, GJKKO rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për t'u tërhequr nga procesi i gjykimit të shkurtuar! SPAK jep konkluzionet

Seanca/ Fraksioni i dosjes ‘Meta’, GJKKO rrëzon

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) po zhvillohet seanca e radhës për fraksionin e dosjes ‘Meta’ ku të pandehur janë Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, të cilët do të gjykohen sipas procedurës së shkurtuar.

Në seancë, prokurorët e SPAK po lexojnë konkluzionet përfundimtare për 4 të pandehurit.

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, për tu tërhequr nga procesi i gjykimit të shkurtuar e për rrjedhojë çështja në ngarkim të saj, të bashkohet me atë të Ilir Metës e Monika Kryemadhit.

Nëna e Monika Kryemadhit e Ema Çoku akuzohen për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa Xhixho është marrë i pandehur për veprën e korrupsionit.