AKTUALITET, 29 Maj 2026, 12:36

Seanca/ Akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, shtyhet gjyqi ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

Seanca/ Akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, shtyhet gjyqi

Gjykata e Posaçme shtyu për të disatën herë radhazi procesin gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatëve të të pandehurit Dervishaj.

Procesi ka mbetur në fazën e paraqitjes së konkluzioneve të mbrojtës. Në seancën e 8 majit SPAK lexoi pretencën ndaj të pandehurve ku kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishaj dhe 35 vite burg për Julian Meçajn.