TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji në një takim me demokratë në Kukës, ka shigjetuar në akuza kryeministrin Edi Rama, por dhe nuk ka lënë pas dhe Berishën.
"Secili prej nesh ka patur arsye për të qenë i mërzitur. Arsyeja kryesore është humbja e PD në zgjedhje, nuk kemi ofenduar askënd. Kemi folur të vërteta. Edhe ata më të afërmit me drejtuesit e PD flasin si ne. Por kemi marrë si këmbim urrejtjet, mashtrime shpifje. Kam bërë gjënë e duhur që po ndahem nga një politikë 36 vjeçare e baltës, shpifjes. Secili prej nesh ka kostot e veta. Unë kam të mijat. Dhe jam ende, edhe unë pavarësisht se kam fituar në zonat që më kanë caktuar, por ka një moment, pasi PD është në një dishezë që nuk ndalet. Po shkon drejt një gremine, që zgjedhjet e ardhshme nëse nuk reagojmë do e tregojnë dhe më fort. Edhe ata demokratët që janë të lidhur shumë me udhëheqësit e PD, e thonë në çdo tavolinë se me Sali Berishën nuk vijmë dot në pushtet. S’kanë as minimumin e përgjegjësisë se kjo gjë duhet thënë.
Shkëlzeni i besoi fjalës së dhënë nga Sali Berisha dhe fushatës që deputetë do zgjidhen nga vota dhe jo nga Tirana. Doli nga më të votuarit në Shqipërisë dhe më i votuari në Kukës, po kjo nuk mjaftoi për të qenë kandidat as në listë të mbyllur dhe të hapurin. Këto janë arsye pse jemi sot në këtë gjerndje. Kjo është arsyeja pse e nismë këtë lëvizje në çdo cep. Nuk e ndryshojmë dot kundërshtarin politik. Duhet të mundim Edi Ramën. Nuk mund të themi që Edi Rama na rrahu sot, të qahemi. Duhet të stërvitemi dhe ta rrahim Edi Ramën. Jam krenar që në çdo sallë mbështetem nga njerëz si ju dhe ju përulem".
Ai tha se ai nuk e do përçarjen, por fraksionin e njeh dhe statuti.
“Nuk duam të krijojmë përçarje, por një vlerë të shtuar për PD, siç e përcakton statuti, siç përcakton fraksionet. Secili prej nesh ka pasur arsye të mjaftueshme për të qenë i mërzitur, apo dhe mospërfaqësimi i drejtë në PD. Kemi folur për të drejtat e secilit demokrat. Kam bërë gjënë e duhur që po ndahem nga balta e këtyre 36 viteve, edhe pse ka kosto!”, tha ai.