TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komiteti i Investimeve Strategjike shpalli dhëndrin e presidentit Trump, Jared Kushner, si investitor strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit.
Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u shpreh se kryeministri Edi Rama ka ndarë Shqipërinë në ‘llokma’ për të përfituar mbështetje dhe interesa ndërkombëtare.
“Rama e ka përdorur këtë metodë për të shpërndarë pasuritë e Shqipërisë, duke dhënë mundësi për të përfituar nga oligarkët, përfshirë edhe ata ndërkombëtarë, që ofrojnë mbështetje.
Rama e bën këtë për të ndarë Shqipërinë në llokma për interesa personale dhe ndërkombëtare, duke i dhënë mundësi oligarkëve për të përfituar.
Po të ishte çështje zhvillimi, qeveria do të kishte realizuar një studim plani, do të kishte hapur një tender ndërkombëtar dhe do të kishte krijuar mundësi konkurimi për ata që do të sillnin investime më të mira për zhvillimin dhe pasurinë e vendit.
Po ashtu ka një mungesë të madhe transparence në këtë proces, duke ngritur pyetje nëse është e nevojshme që ushtria të ndërhyjë në këtë projekt dhe nëse ka një studim të mirëfilltë për ndikimin që do të ketë ky projekt në mjedisin dhe zhvillimin e vendit”-tha Mërtiri.