AKTUALITET, 24 Qershor 2026, 21:19

SASPAC: Mbështetje për bashkitë në programet e BE-së, 226 projekte në zbatim me vlerë 44.6 milionë euro

SASPAC: Mbështetje për bashkitë në programet e BE-së,

Në takimin “Bashkitë dhe Politikat e Kohezionit”, me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive dhe stafeve të tyre, drejtoresha e Përgjithshme e Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Eridana Çano, vuri theksin te mbështetja që u ofrohet bashkive për pjesëmarrjen në programet e BE-së, përmes asistencës teknike, informimit dhe trajnimeve për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve.

Ajo theksoi gjithashtu rolin e SASPAC në koordinimin ndërinstitucional dhe sigurimin e përputhshmërisë së projekteve me politikat kombëtare dhe prioritetet e BE-së.

Aktualisht janë në zbatim 226 projekte me një vlerë kontraktuale prej 44.6 milionë eurosh, nga të cilat 78 projekte zbatohen nga bashkitë shqiptare, me një vlerë prej 13.3 milionë eurosh.

Gjatë diskutimeve me pjesëmarrësit u trajtuan edhe sfidat kryesore me të cilat përballen bashkitë, si kapacitetet e kufizuara të burimeve njerëzore, nevoja për forcimin e koordinimit institucional, si dhe zhvillimi i partneriteteve më të qëndrueshme ndërkufitare dhe rajonale.