AKTUALITET, 29 Maj 2026, 10:57

‘SASPAC', ankimimi/ GJKKO e la në burg, Ilir Beqaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm

‘SASPAC', ankimimi/ GJKKO e la në burg, Ilir Beqaj kërkon

Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO që rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësim të masës së sigurisë, në këmbim te garancisë pasurore.

Beqaj mbahet në qeli prej korrikut të vitit 2024 si i dyshuar nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e 5 veprave penale, lidhur me hetimin për dosjen “Saspac”, në kohën kur kjo agjenci drejtohej nga ish zyrtari i lartë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentesh”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie”. Paralelisht me këtë çështje, ish ministri i Shëndetësisë po gjykohet edhe për “Sterilizimin”, në një proces të ndarë nga grupi tjetër që u dënua pak javë më parë nga Gjykata e Posaçme.