TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të udhëtojë në Budapest, ku do të marrë pjeë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Ky takim do të zhvillohet sot, ku pjesë do të jenë liderë nga 40 shtete të ndryshme. Burime për media bëjnë me dije se në qendër të këtij takimi do të jetë luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, teksa Hungaria mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të Dhjetorit.
Zgjedhja e Donald Trump për herë të dytë në presidencën e SHBA-së po ashtu pritet të monopolizojë takimin dyditor të liderëve europianë.
Në takim do diskutohet jo vetëm për fitoren e Trump, por edhe për skenarë të mundshëm të pafavorshëm, si perspektiva e aplikimit të tarifave amerikane për produktet europiane.