TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Rama ka mbërritur në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku nuk kanë munguar as pyetjet lidhur me Zvërnecin. Ai përsëriti se s’ka projekt dhe si rrjedhojë, as arsye për t'u shqetësuar.
"S’ka asgjë për të diskutuar sepse s’ka asnjë projekt të miratuar. Së pari duhet të kemi një projekt, ta diskutojmë dhe miratojmë. Por s’mund të diskutojmë një projekt. Faktet kanë gjithnjë rëndësi.
S’ka arsye për t’u shqetësuar sa kohë që s’ka projekt. Arkitektët duan të bëjnë diçka unike dhe një dhuratë të mrekullueshme për Shqipërinë", tha Rama.
Rama theksoi se vendet e rajonit duhet të jenë të gjitha në të njëjtën tryezë, por secili duhet të bëjë detyrën e vet. Sa i përket protestave për Zvërnecin, kreu i qeverisë deklaroi se nuk bëhet fjalë për një çështje mjedisore, por për një “luftë hibride”.
“Duhet të jemi të gjithë në tryezën e rrumbullakët si sot, por secili duhet të bëjë detyrën e tij”, u shpreh ai.
Sipas tij, pas protestës qëndrojnë elementë iranianë, të cilët, siç u shpreh ai, kanë qenë të përfshirë edhe herë të tjera në sulme të ngjashme.
“Atje nuk është çështje mjedisore, është lufte hibride. Pas protestës janë iranianët, që kanë qenë edhe herë të
tjetra të përfshirë në sulme”, shtoi ai.
Rama hodhi poshtë pretendimet mbi projektin në Zvërnec, duke deklaruar se ai nuk është ai për të cilin është folur publikisht dhe se qytetarëve u janë shfaqur video të rreme të prodhuara në Tiranë.
Kryeministri shtoi se aktualisht nuk ka asgjë për të diskutuar në lidhje me këtë çështje, pasi, sipas tij, nuk ekziston asnjë projekt i miratuar.
“Projekti në Zvërnec nuk është ai që është folur. Keni parë video false nga Tirana… S’ka asgjë për të diskutuar, sepse s’ka asnjë projekt të miratuar”, tha Rama.