AKTUALITET, 2 Prill 2024, 20:36

Sali Berisha për vjedhjen e taksave: Pështyjeni Erjon Velinë po ta shihni në rrugë

Sali Berisha për vjedhjen e taksave: Pështyjeni Erjon Velinë po

Kreu i opozitës, Sali Berisha ka reaguar për vjedhjen e miliona eurove nga taksat e qytetarëve në bashkinë e Tiranës nga vetë drejtorët e këtij institucioni.

Gjatë fjalimit që mbajti këtë të martë nga shtëpia e tij, ku po qëndron nën arrest, Berisha u bëri thirrje qytetarëve ta pështyjnë Erjon Veliajn nëse e shohin në rrugë, ta gjuajnë me vezë apo me domate si një vjedhës që qëndron në krye të bashkisë.

“Një i quajtur Redi Molla, me një ndërmarrje më një puntor, pa bilanc, ndërton hotel 20 milionë euro në Durrës. Dhe punonjësja thotë: Eshtë i Lali Erit! Si mund të hyjë më në bashki hajduti? Nxirreni për zverku! Pështyjeni po ta shihni! Gjuajini me domate! Gjuajini me vezë! Largojeni hajdutin nga bashkia!” u shpreh Berisha.

“Erjon o horr! Mos u duk më në bashki! Jep dorëheqjen menjëherë!” ishte thirrja e Berishës për Velinë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi një protestë të premten në orën 11 nga Aleanca e teatrit para bashkisë së Tiranës, ku i bëri thirrje të gjithë mbështetësve të opozitës t’i bashkohen për dinjitetin e Tiranës.