TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara ka inauguruar sot ambientet e reja. Në fjalën e tij, kryetari në detyrë, Erjon Bani tha se transformimi nisi si përgjegjësi institucionale.
Sipas tij, sot po vendoset një standard i ri, ku siç theksoi ai, drejtësia është para se gjithash një shërbim për qytetarin.
Bami në fjalën e tij para të pranishmëve deklaroi se transformi i ambienteve të kësaj gjykata nuk është luks, por domosdoshmëri institucionale.
“Sot po vendoset një standard i ri institucional për GJKKO, më modern, më funksional, më dinjitoz dhe më transparent. Drejtësia është, para së gjithash, një shërbim për qytetarin. Gjykata nuk ekziston për veten e saj, por për qytetarin dhe për besimin publik. Ambienti ku jepet drejtësi është pjesë e vetë mesazhit të drejtësisë dhe e cilësisë së saj.
Frymëzimi për këtë transformim erdhi nga përvoja në gjykatat e Shteteve të Bashkuara. Infrastruktura gjyqësore është pjesë e kulturës së drejtësisë dhe e autoritetit të ligjit. Ky transformim nuk është luks, por domosdoshmëri institucionale dhe përgjegjësi ndaj qytetarit. Sallat e gjykimit janë zemra e gjykatës dhe duhet të garantojnë solemnitet, barazi dhe dinjitet”, tha ndër të tjera Bami.
Bani: Shqyrtojmë çështje për korrupsionin, krimin e terrorizmin! Sallat garantojnë rendin, sigurinë e dinjitetin njerëzor
Kryetari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Bani theksoi se sallat e reja të gjykimit ofrojnë kushte më të mira për të pandehurit, më shumë rend dhe siguri, duke marrë parasysh se gjykata shqyrton çështje sensitive që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe terrorizmin.
Në fjalën e tij gjatë aktivitetit të përurimit të ambienteve të reja të gjykatës, Bani u shpreh se për rikonstruksionin e sallave të reja, janë marrë parasysh edhe standardet ndërkombëtare për trajtimin dinjitoz të të pandehurve. Sipas tij, janë krijuar kushtet që të akuzuarit të marrin pjesë në seancë të lirë, në ambiente më të përshtatshme dhe më të sigurta.
Gjyqtari u shpreh ka edhe ambiente të veçanta, ku të pandehurit mund të komunikojnë në mënyrë private me mbrojtësit e tyre.
“Në rikonstruksionin e sallave të gjykimit, kemi pasur parasysh edhe standartet ndërkombëtare për trajtimin dinjitoz. GJKKO shqyrton çështje me natyrë të veçantë për korrupsionin, krimin e organizuar dhe terrorizmin, shpesh marrin pjesë edhe persona të paraburgosur. Ishte e rëndësishme që sallet e gjykimit të garantojnë rendin, sigurinë dhe të drejtat proceduriale, dhe dinjitetin njerëzor. Në këtë drejtim, janë krijuar kushtet që të marrin pjesë në seancë të lirë, dinjitoze, në ambiente të përshtatshme, të sigurta.
Çdo masë fizike në seancën synon që të komunikojë në mënyrë efektive me mbrojtësin e tij. Janë parashkruar ambiente të veçanta si pjesë funksionale, ku të pandehurit mund të komunikojnë në mënyrë private me mbrojtësit e tyre. Një gjykatë e posaçme, siguria është kusht për pavarësinë e gjykimit dhe për mbrojtjen e atyre që hyjnë në gjykatë. Janë bërë investime në siguri. Siguria nuk është menduar si reagim pas ngjarjes, por si kulturë institucionale. Një gjykatë e sigurt është më e pavarur, dhe që fiton respektin publik.”, tha Erjon Bani.