TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përdorimi masiv i rrjeteve sociale dhe i videolojërave nga të miturit është kthyer në problemin më të madh me të cilin po përballen sot shoqëria shqiptare.
Ekspertja dhe pedagofia e IT, Denisa Kele, e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka ngritur alarmin lidhur me atë se çfarë është duke ndodhur me lojërat që po luajnë fëmijët, të cilat sipas saj sot përdoren dhe nga organizatat kriminale.
Kele theksoi se “ROBLOX” e cila ëhstë loja më e famshme e momentit, ku luajnë masivisht fëmijët po përdoret nga grupet kriminale për shitje droge.
Sipas saj e vetmja mënyrë për të mabjtur nën kontroll dhe për të mbrojtur fëmijët ëhstë që vetë prindi të hapë një adresë në këtë lojë, për të monitoruar më pas gjithçka që ndodh në mmentin që i mituri është online, ose duke luajtur.
“Unë u detyrova të hap një adresë Roblox për të parë se çfarë bën im bir. Për të parë çfarë komunikojnë. Roblox nuk është vetëm një lojë për fëmijët. Ka të gjitha akseset për chatimin, ka disa adresa. U hap edhe nga organizata që merreshin me pastrim parash, me drogë, me pedofili. Është një lloj loje që fëmijia do të luaj. E vetmja mënyrë për ta parë, për ta kontrolluar është të hapsh adresë vetë”, tha Kele.