AKTUALITET, 25 Maj 2026, 13:18

“Rreth 40 mijë demokratë ju votojnë si drejtues, por nuk vijnë në protesta!”, Berisha justifikon mitingjet e vakëta të PD-së

“Rreth 40 mijë demokratë ju votojnë si drejtues, por nuk

Kreu i PD Sali Berisha, mori mbi 37 mijë vota pro qëndrimit në postin e drejtuesit të partisë.
I pyetur nga News24 mbi faktin se pse një numër kaq i lartë i anëtarëve të PD shkojnë në kutitë e votimit por jo në protestat e thirrura nga PD, Berisha u përgjigj se nëse dalin 30 mijë,50 mijë apo 15 mijë për të nuk ka dallim të madh, sepse ata janë gati të qendrojnë përballë regjimit për jetë a vdekje.

News24: Rreth 37 mijë e 300 e ca demokratë ishin pro që ju të ishit përsëri kryetari i Partisë Demokratike. Po e quajmë 20 mijë zoti Berisha, po marrim një numër 20 mijë anëtarë të Partisë Demokratike, pse nuk janë në protestat tuaja? Pra 20 mijë vetë, 20 mijë qytetarë anëtarë të Partisë Demokratike, preferojnë t'ju mbajnë juve në krye të Partisë Demokratike, por thirrjes tuaj për të qenë kundër Edi Ramës nuk i përgjigjen. Pse ndodh kjo zoti Berisha?

Sali Berisha: Osman, po të mos ishin këta anëtarë të Partisë Demokratike, Ballukun do ta kishe dopjo zv/kryeministre.
Po të mos ishin këta anëtarë të PD-së me qëndresën e tyre, Edi Ramën do ta kishte yll, narkodiktatorin e Shqipërisë, yll të integrimit.
Po të mos ishin këta anëtarë të Partisë Demokratike me qëndresën e tyre, korrupsioni nga vjedhje, do quhej virtyt në Shqipëri.
Ndaj dhe njerëzisht ju kërkoj thjesht të jesh pafundësisht mirënjohës atyre që dalin aty.
Tani, a dalin 37 mijë apo dalin 50 mijë apo dalin 15 mijë, kjo është një çështje që në vlerësimin tim nuk ka ndonjë dallim të madh.
Ajo që është kapitale është se opozita, për dy arsye madhore, për farsën zgjedhore dhe mbrojtjen e korrupsionit, ka nisur serinë e pandalshme të kryengritjes paqësore.
Kjo të siguroj që do vazhdojë gjer në realizimin e qëllimeve tona. Ne jemi në kushte të një diktature autoritare, urdhëroni. Jemi në kushte të një represioni ndaj opozitës.
Jemi në kushte kur kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare sillet në sallën e gjyqit sikur të ishte ndihmësi i Bin Ladenit, duke dhunuar çdo ligj kushtetues dhe konventë ndërkombëtare.
Pra ne jemi në këto kushte, por ne jemi gjithashtu të pamposhtur.
Imagjino ti tani, nëqoftëse këta njerëz që votuan, rreth 40 mijë u paraqitën para qendrave të votimit. Pas të gjitha këtyre këta treguan se janë të gatshëm për nje betejë për jetë a vdekje kundër këtij rrëgjimi.
A bëjmë ne përpjeke për të mobilizuar kaq apo aq, këto janë çështje organizimit, por me ca qëllime aty, nuk mund ta mohoj.
E rëndëisshme të them unë, ua them me përgjegjësi të plotë, se asgjë s'ka patur më të rëndësishme sesa ato protesta të opozitës për të damkosur Edi Ramën, personalisht atë dhe regjimin e tij.
Asgjë! Dhe ato do vazhdojnë.
Këta që votuan, këta që votuan Sali Berishën, këta dinë çdo gjë për Sali Berishën, dinë dhe platformën e tij. Po këta votuan pikërisht për këto.
Pa diskutim, votuan të bindur se kjo është rruga më e drejtë, rruga e nderit dhe dinjitetit, rruga e shpëtimit, rruga e shpresës dhe e shpëtimit të Shqipërisë.
Unë këtë koment mund të bëj.