AKTUALITET, 28 Maj 2026, 21:39

Rrahja e biznesmenit në Tiranë/ Zhabina tregon kush është Idajet Ismailaj, që akuzohet nga nipi për dhunë

Rrahja e biznesmenit në Tiranë/ Zhabina tregon kush është

Gazetari Xhevahir Zhabina, duke dhënë detaje për rrahjen e biznesmenit Sokol Agalliu, i cili pretendon se e ka rrahur daja i tij, Idajet Ismailaj, në ambientet e Arena Kombëtare, sot paradite, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se biznesi i kompanisë mëmë përfshin 12 kompani të tjera që kanë aktivitete në shumë fusha.  

Zhabina: Finman është kompania mëmë me 12 kompani të tjera, që janë të shtrira në fusha të tjera si në ndërtim, turizëm, Albastar është e njohur në ndërtime, një me qira, ANGS Sh.p.k., Arena etj. Aksionerë janë Sokol Agalliu, daja i tij dhe familjarë të ndryshëm.

Hetimi do ta zbardhë nëse është konflikt familjar, apo biznesi, sigurisht mënyra se si është zgjedhur për tu trajtuar ky konflikt është shumë i madh.

Problem është se policia i sjell njoftimet me iniciale dhe nuk është marrë vesh kjo ngjarje e rëndë.

Lala: Ngjarja ka ndodhur sot. Nuk ka pamje, se kanë hequr kamerat e sigurisë për të zhdukur ngjarjen. Aty është Arena Center mbi kazinonë e famshme dhe duhet të ketë një hetim.

Se kush ka të drejtë e zgjidh gjykata. Fakt është që z. Agalliu është në spital.