TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Joe Biden do të presë të mërkurën Presidentin e zgjedhur Donald Trump në Zyrën Ovale, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën.
Një takim i tillë është i zakonshëm midis presidentit që po largohet dhe presidentit të ardhshëm dhe ka për qëllim pjesërisht të shënojë fillimin e një transferimi paqësor të pushtetit, në demokracinë amerikane.
Republikani Trump nuk e priti demokratin Biden pas fitores së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Ish Presidenti Trump kandidoi sërish në zgjedhjet e këtij viti dhe mundi Nënpresidenten Kamala Harris. Ashtu si Presidenti Grover Cleveland në fund të viteve 1800, Presidenti Trump do të shërbejë dy mandate të shkëputura, si presidenti i 45 dhe 47 i Shteteve të Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Biden i telefonoi Presidentit të zgjedhur Trump të mërkurën e kaluar për ta uruar dhe për ta ftuar të takohej në Zyrën Ovale.
Në një fjalim që mbajti të enjten, Presidenti Biden tha se e kishte siguruar Presidentin e zgjedhur Trump “se kam urdhëruar të gjithë administratën për të punuar me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt. Kjo është ajo që meriton populli amerikan.” Takimi i tyre është caktuar për në orën 11:00.
Siç raportojnë mediat e huaja, gjatë këtij takimi, presidentët zakonisht flasin për periudhën e tranzicionit dhe çështjet e përfshira në krijimin e administratws së re të Shtëpisë së Bardhë.
Kur Barack Obama priti Trumpin, ata diskutuan gjithashtu politikën e jashtme dhe të brendshme dhe ranë dakord të punonin së bashku për të ndihmuar vendin të ketë sukses.
Dhe kur Presidenti Xhorxh Bush e ftoi Obamën në Zyrën Ovale në vitin 2008, ata diskutuan çështjet ekonomike dhe të sigurisë. Ndërsa ata flisnin, bashkëshortet e tyre Laura Bush dhe Michelle Obama vizituan ambientet e Shtëpisë së Bardhë.
Ndërsa Joe Biden dhe Donald Trump do të takohen në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, takimet publike mes tyre nuk janë veçanërisht të zakonshme.
Ata u panë në ekranet televizive në mbarë botën në qershor për debatin e parë në zgjedhjet presidenciale, duke debatuar mbi ekonominë, abortin dhe politikën e jashtme.
Paraqitja e cilësuar jo e mirë e Biden në debat, bëri që ai të largohej nga gara për Shtëpinë e Bardhë në korrik dhe u zëvendësua nga Kamala Harris, në krye të Demokratëve.
Të dy u fotografuan gjithashtu së bashku në Nju Jork më 11 shtator në “Ground Zero” për të përkujtuar 23 vjetorin nga sulmi i 11 shtatorit.