AKTUALITET, 1 Maj 2026, 12:29

“Roeli ka filluar të të thërrasë ‘babi’!”/ Do festonte 41-vjetorin e lindjes, bashkëshortja e Shpat Kasapit bën dedikimin prekës: Urime ditëlindjen në parajsë!

“Roeli ka filluar të të thërrasë

Këngëtari i ndjerë Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta më 26 nëntor 2025, do të festonte sot, më 1 maj, ditëlindjen e tij të 41-të.

E në këtë ditë, nuk ka munguar një dedikim prekës nga bashkëshortja e tij Selvije Jao, e cila ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të ndjerë për të.

Krahas një videoje ku ka mbledhur të gjitha momentet e Shpatit me të birin, ajo shkruan se në këtë ditë ai është larg saj dhe të birit, por është pranë tyre si engjëlli mbrojtës i tyre.

“Sot është dita jote. Ti nuk je larg je vetëm në një formë tjetër: engjëlli ynë mbrojtës. Çdo bekim që na vjen, çdo gjë e bukur që na ndodh, e ndjej si shenjë nga ti”, ka shkuar ajo.

Po ashtu ajo ka zbuluar se biri i tyre Roel ka filluar të thërrasë “babi”, një fjalë që Shpati për fat të keq nuk pati kohën e mjaftueshme ta dëgjonte, pasi Zoti kishte rezervuar një tjetër fat për të.

“Roeli po thotë “Daddy”…dhe zemra ime e di që ti e dëgjon, që je pranë nesh. Urime ditëlindjen në parajsë Shpat. 5 muaj pa ty, por gjithmonë në zemrat tona”, shkruan ajo.

“Roeli ka filluar të të thërrasë

“Roeli ka filluar të të thërrasë