TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy ferma me rreth 190 krerë bagëti janë të prekura nga Murtaja e Ruminantëve të Vegjël në Shkodër. Pas 1 viti, virusi është rikthyer sërish, tashmë në njësinë administrative të Dajçit. Rasti i parë i murtajës për këtë vit është konstatuar në delet e fermerit Sokol Volaj, të cilat janë groposur.
Administratori i Dajçit thotë se ka dyshime që në atë njësi mund të ketë edhe raste të tjera të murtajës tek bagëtitë e imta dhe do të kryhen inspektimet dhe analizat përkatëse.
Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë një urdhër për vendosjen në karantinë të kësaj zone në një rreze prej 3-10 kilometrash.