AKTUALITET, 11 Qershor 2026, 19:05

"Revolucion!"/ Mijëra qytetarë protestë te Kryeministria, thirrje kundër Ramës: Jep dorëheqjen!

"Revolucion!"/ Mijëra qytetarë protestë te

Mijëra qytetarë janë mbledhur poshtë zyrës së Edi Ramës në Kryeministri, në ditën e 12 të asaj që konsiderohet si “Revolucioni i Flamingove”.

Qytetarët prej 12 ditësh kërkojnë ndryshimin e klasës politike dhe largimin e qeverisë Rama.

“Rama ik”, “Atdheu nuk shitet”, “Shqipëri e Re”, ishin thirrjet që shoqëruan marshimin nga sheshi Skënderbej ku ka nisur fillimisht grumbullimi, deri në mbërritjen para Kryeministrisë.

Nuk kanë munguar as thirrjea "Rama n'burg, Berisha n'burg!".