AKTUALITET, 10 Qershor 2026, 20:39

“Revolucion!”/ Bulevardi “ndizet” nga dritat e telefonëve, thirrja e protestuesit: Bojkot! Të nisim mosbindje civile

“Revolucion!”/ Bulevardi “ndizet” nga dritat e

Një atmosferë e veçantë është krijuar në protestë, teksa qindra pjesëmarrës kanë ndezur dritat e telefonave celularë, duke ndriçuar bulevardin dhe duke shoqëruar fjalimet e mbajtura nga podiumi.

“Revolucion!”/ Bulevardi “ndizet” nga dritat e

Në mesin e mesazheve të përcjella, një protestues u bëri thirrje qytetarëve që të intensifikojnë reagimin e tyre përmes formave të protestës civile. Duke iu referuar figurave historike, ai deklaroi se protestuesit janë të vendosur të vazhdojnë përpjekjet e tyre dhe se nuk ka vend për tërheqje nga kauza që, sipas tij, kanë ndërmarrë.

“Revolucion!”/ Bulevardi “ndizet” nga dritat e

“Dikur Aleksandri i Madh dogji anijet e veta për të thënë që nuk ka kthim pas! Jemi këtu të gjithë me një qëllim, të rrëzojmë sistemin. Revolucion! Thirrja ime për punëtorët e minierave, të call center-ave, bojkotoni, nisni mosbindjen civile”, tha ai.