TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot është dita e gjashtë e protestës së qytetarëve, ata kundërshtojnë projektin turistik në zonën e mbrojtur në Zvërnec dhe largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Qytetarë nga zona të ndryshme të vendit kanë paralajmëruar pjesëmarrje në tubimin që do të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, anulimin e projektit të debatueshëm në Zvërnec dhe rishikimin e një sërë vendimesh që, sipas tyre, cenojnë interesin publik.
Prej pesë ditësh me radhë, bulevardi kryesor i Tiranës është kthyer në epiqendrën e protestave, ku qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe marshimeve.
Protesta nis në orën 18:00 në sheshin Skënderbej.
Një ditë më parë, qytetarët i parashtruan kryeministrit një sërë kërkesash që sipas tyre janë të panegociueshme.
Ata kërkojnë largimin e qeverisë, shfuqizimin e statusit për investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe për trashëgiminë kulturore shqiptare.
PESË KËRKESAT E PROTESTUESVE:
1 – Dorëheqja e qeverisë
2 – Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë
3 – Shfuqizimi i Paketës së Maleve
4 – Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
5 – Anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.