TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Seanca plenare e kësaj të enjteje është anuluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor.
Burime pranë Kuvendit, i konfirmojnë gazetarit të News24 Osman Stafa, se Kuvendi ka marrë vendim, që si pasojë e situatës në Parlamentin e Shqipërisë, ku opozita është në jonormalitet, dhe si shkak i ardhjes së Presidentit turk Erdogan, seanca të anulohet.
Opozita ka paralajmëruar vijimin e aksionit të saj, teksa mbi 20 deputetë janë përjashtuar nga seancat. Në seancën e fundit, deputetët demokratë nuk u lejuan të hyjnë dhe në shenjë revolte ata dogjën manekinë para Kuvendit.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë nesër Tiranën, ku është planifikuar të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë së bashku me kryeministrin Edi Rama.
Xhamia e Namazgjasë dhe Kuvendi i Shqipërisë ndodhen në një distancë shumë të afërt nga njëra-tjetra.
Opozita kishte paralajmëruar se do të vijonte aksionin e saj nesër në Kuvend, duke bllokuar punimet e seancës.
Në seancë pritej të Konstituohej Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik.
Rendi i ditës që ishte parashikuar për nesër:
Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 3.10.2024.
Njoftime.
Interpelance me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, zonjen Mirela Kumbaro, kerkuar nga deputeti Agron Shehaj.
Raporti per veprimtarine vjetore te Kontrollit te Larte te Shtetit per vitin 2023.
Projektligji “Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. I 0 465, date 29.9.20 II , “Per shërbimin veterinar ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
Projektvendimi “Per zgjedhjen e anetarit te Keshillit te Larte Gjyqesor nga radhet e perfaqesuesve te shoqerise civile sipas I igj it nr. 115/2016 “Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtesise”, i ndryshuar, raundi i trete.
Projektvendimi “Per zgjedhjen e anetarit te Keshillit te Larte te Prokurorise nga radhet e perfaqesuesve te shoqerise civile sipas ligj it nr. 115/2016 “Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtesise”, i ndryshuar, raundi i trete.
Diskutime per 9eshtje jashte rendit te dites.