AKTUALITET, 9 Qershor 2026, 19:54

"Reuters" nuk "trembet" nga Balla, vazhdon mbulimin global LIVE të protestës

"Reuters" nuk "trembet" nga Balla, vazhdon mbulimin global

Në Tiranë po mbahet protesta e radhës në Tiranë ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Sërish agjencia Reuters, një nga më të mëdhatë në botë, po e transmeton live protestën në platformat e saj sociale. 

Ndërkohë, një ditë më parë Taulant Balla e sulmoi këtë agjenci se pse po e transmeton live protestën. 

Kujtojmë se kjo protestë ka tërhequr vëmendjen e shumë medieve të mëdha ndërkombëtare.