AKTUALITET, 3 Shkurt 2023, 08:30

Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin, si do të variojnë temperaturat sot

Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin, si do të

Dita do të jetë nën dominimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit.

Orët e mesditës do të sjellin ndërprerje të reshjeve në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe intervale të shkurtra me kthjellime duke lënë me reshje dëbore por në sasi të pakët të gjithë zonën malore lindore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të përkohshëm të motit si edhe ndërprerje të reshjeve për tu ri-kthyer sërish në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.

Era do të mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.