AKTUALITET, 3 Shkurt 2023, 08:53

Reshje dëbore në Korçë, problematike zona e Dardhës dhe Qarrit, makinat kalojnë vetëm me zinxhirë

Reshje dëbore në Korçë, problematike zona e Dardhës

Gjatë orëve të natës Korça është përfshirë nga reshjet e dëborës të cilat janë shoqëruar edhe me erë të fortë.

Deri më tani nuk raportohet për akse të bllokuara ndërsa në zonën e Dardhës dhe të Qarrit kalimi me automjete bëhet vetëm me zinxhirë. 

Trashësia e rrugëve të dëborës është deri në 25 centimetra.