AKTUALITET, 14 Dhjetor 2024, 20:00

“Regjimi më zhduku nga faqja e dheut”, rrëfimi prekës i Alida Hiskut, përfundoi në arrest shtëpiak pasi tri shoqet e spiunuan

“Regjimi më zhduku nga faqja e dheut”, rrëfimi prekës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Hisku ishte e ftuar në emisionin S’e luan Topi në Top Channel këtë të shtunë.

Ajo rrëfeu përjetimet gjatë kohës së komunizmit, ku përfundoi në arrest shtëpiak pasi tre shoqe të stazhit i gjetën ditarin dhe e spiunuan.

Hisku: E dinim që në festival s’duhet të vishnim pantallona, se ishte modern, nuk duhet të mbanim flokë më të gjata se të supeve, do të na i prisnin. Pas festivalit shih si mi kanë pre mua aty. Unë njëherë kam marrë këpucët e Emës, më ngeci këpuca në një dërrasë, e lashë këpucën dhe dola zbathur. U zhduka nga aktivitetet, nga puna, nga çdo gjë, brtenda 24 orëve. Kam qenë 24 vjeçe, mitroloz nuk kisham, kisha shjruar ëndrrat e mia, dëshirat e mia, sepse propaganda ime ishte të këndoja, u mbylla në shtëpi, nuk pësova asnjë lloj, sot e kësaj dite jam pa asnjë lloj.