AKTUALITET, 13 Tetor 2024, 18:52

Refuzoi t'i shiste alkool, 80-vjeçari përfundon në intubim pas goditjeve me grushte nga 47-vjeçari

Refuzoi t'i shiste alkool, 80-vjeçari përfundon në intubim

Është vënë në pranga 47-vjeçari i cili dhunoi rëndë me grushte një 80-vjeçar dhe bashkëshorten e këtij të fundit.

Policia bën më dije se në pranga ka rënë Ilir Nukaj, banues në fshatin Povelçë, pasi ka dhunuar për motive të dobëta me grushte në pjesën e kokës 80-vjeçarin Namik Rustemi dhe bashkëshorten e tij, 77-vjeçaren me iniciale A.R.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të Namik Rustemit.

Mësohet se 47-vjeçari është paraqitur në dyqanin e të moshuarve për të blerë alkool, por 80-vjeçari Namik Rustemi nuk ka pranuar t’ia shesë, pasi ai njihej si person problematik.

"Ilir Nukaj, banues në fshatin Povelçë, ka dhunuar me grushte në pjesën e kokës 80-vjeçarin Namik Rustemi dhe bashkëshorten e tij, 77-vjeçaren me iniciale A.R.

Si pasojë e dhunës i moshuari ndodhet i shtruar dhe i intubuar në spitalin rajonal Fier, në gjendje të rëndë. Ndërsa bashkëshortorja e tij, pasi ka marrë mjekim është larguar drejt banesës së saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan  shtetasin Ilir Nukaj, 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier, person me preçedent penal për krime ndaj personit.

Në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit Namik Rustemi, shtetasi Ilir Nukaj, për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, shtetasin Namik Rustemi, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe.

Si pasojë e dhunës shtetasi N.R, ndodhet i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, në kujdesin e mjekëve. Ndërsa shtetasja A.R pasi ka marrë mjekim është larguar drejt banesës së saj.

Materialet procedurale do të  referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.- njoftoi policia.