AKTUALITET, 7 Korrik 2026, 20:34

Reduktim numrash në protestën te kryeministria, Balla: Ju thashë që po latë Saliun, Shehajn e Lapajt, do përfundoni si dasmë lagjeje

Reduktim numrash në protestën te kryeministria, Balla: Ju thashë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një foto nga protesta e zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke pretenduar se pjesëmarrja ishte dukshëm më e ulët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ia atribuoi numrin e ulët të protestuesve pranisë së figurave opozitare, duke përmendur Sali Berishën, Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn.

“Ju thashë po latë Saliun, me kone Shehajn, Lapajn dhe Qorrin do përfundoni në dasmë lagjeje, s’më besuat”, shkroi Balla në reagimin e tij.