TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet sot nga gazetarët (19 maj) gjatë konferencës së radhës nga selia blu, edhe për letrën që ish-deputeti Ervin Salianji i ka dërguar Partive Popullore, për përjashtimin e tij nga gara për kryetarin e selisë blu më 23 maj.
Berisha tha se Salianji mund të shkruante letra sa të donte si njeri i lirë, por ai ishte i vetëpërjashtuar.
Kryedemokrati madje akuzoi ish-ligjvënësin se atë letër ia kishin shkruar “nga zyra e Ramës apo ndonjë tjetri”.
“Partia Demokratike është anëtarë e të gjitha atyre institucione dhe ai që shkruan letër është i përjashtuar nga kjo parti, por ai është i lirë të shkruajë letra, sikundër është i lirë t’i drejtohet organeve të partisë, gjykatës së partisë, ku të shprehë ankesën, megjithëse ai u vetëpërjashtua, zgjodhi vetë vetëpërjashtimin”, u përgjigj Berisha mes të tjerash.
Dhe teksa e akuzoi Salianjin për bashkëpunim me “armikun” politik, mazhorancën socialiste, shtoi se “ato letra nuk kanë asnjë vlerë” për të.
“Ndaj letrat e shkruara nga zyra e Ramës apo ndonjë tjetri, s’kanë asnjë vlerë për Sali Berishën, secili mund të shkruajë letra”, tha kreu i selisë blu në mbyllje të konferencës.
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është drejtuar me një letër Presidentit të Partisë Popullore Europiane (PPE), Manfred Weber, si dhe drejtuesve të partive kryesore të qendrës së djathtë europiane pjesë e PPE-së, mes tyre Kancelarit të Gjermanisë Friedrich Merz dhe Kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis, për të shprehur shqetësimin lidhur me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe shkeljen e standardeve demokratike të funksionimit të saj.
Në letër, Salianji ngre shqetësimin për bllokimin e garës për kryetar të Partisë Demokratike, mosrespektimin e statutit të partisë, përjashtimet arbitrare të anëtarëve dhe kandidatëve, mungesën e transparencës dhe shkeljen e rregullave themelore të pluralizmit politik.