AKTUALITET, 10 Janar 2025, 21:38

Reagimi/ SPAK tha se Olsi Rama s'është i përfshirë në dosjen “Xibraka”, Bardhi: Humbi shansin të provonte se kishte pavarësi

Reagimi/ SPAK tha se Olsi Rama s'është i përfshirë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratën e SPAK, që tha se Olsi Rama nuk është i përfshirë në dosjen kriminale të Xibrakës.

Me anë të një videomesazhi në Instagram, Bardhi thotë se nuk e kupton deklaratën e SPAK, e cila sipas tij nuk është e qartë nëse ka pezulluar hetimet apo ka përfunduar hetimet.

Sipas Bardhit, prokurorët e SPAK për shkak të presionit dhe ndërhyrjes dhe intimidimit detyrohen të kthehen në qesharak.

Sipas Gazment Bardhit, SPAK kishte shansin të provonte se ishte e pavarur dhe se kryen hetim të plotë dhe të paanshëm.

“E kam patur të qartë pamundësinë e tyre për ta bërë të ndëshkueshëm dikë që ka statusin e pandëshkueshëm për shkak të pushtetit të të vëllait.

Por prokuroria kishte shansin të na provonte se ishte e pavarur dhe se kryen hetim të plotë dhe të paanshëm”, tha Bardhi.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh: “Hetimet kanë përfunduar, por nuk kanë përfunduar”. Ky ishte thelbi qesharak i atij njoftimi të prokurorisë, të cilin e kam paralajmëruar që ditën e parë kur kam denoncuar me fakte dyshimin e arsyeshëm se vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ka një përfshirje të mundshme në çështjen e laboratorit të Xibrakës.

Më tej, thonte që ka dërguar dosjen që policia të bëjë përpjekje për të gjetur ato që fshehu para 10 vitesh. Prokuroria nuk ka hetuar fare. Ajo deklaron vetë se e ka të pamundur të identifikojë personat e përfshirë.

Njoftimi se njëri prej tyre nuk është i përfshirë, por ne nuk e dimë se kush janë të tjerët, është fiks logjika që u përdor para 10 vitesh nga policia që na tha se kishte identifikuar moshën e personit, por nuk gjente dot emrin”.

“I kuptoj prokurorët e SPAK-ut pasi ndihen të intimiduar nga pushteti i Edi Ramës, por nuk kanë asnjë arsye për t’u bërë qesharakë. Personalisht, e kisha të qartë pamundësinë e tyre për të ndëshkuar dikë që ka statusin e të pandëshkueshmit për shkak të pushtetit të vëllait.

Në 4 prill 2024, ministri i Brendshëm i kohës, Taulant Balla, deklaronte se ai kishte dijeni se kush ishte personi 45 vjeç, por pa emër. Unë pyes prokurorin nëse e ka thirrur Ballën për ta pyetur për këtë informacion? Mjafton ky fakt për të treguar se nuk ka pasur hetim për të zbardhur të vërtetën”, shton Bardhi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gazment Bardhi (@bardhigazment)