AKTUALITET, 4 Shkurt 2025, 13:24

Raportimi i monitorimit për administratën e prokurimet, OECD: Shqipëria lidere në rajon, pika më e fortë, dixhitalizimi. Rama: Kemi në vëmendje edukimin institucional!

Raportimi i monitorimit për administratën e prokurimet, OECD:

U prezantuan sot gjetjet e raportit të monitorimit OECD/SIGMA.  Raporti jep një pasqyrë të progresit të deritanishëm të administratës publike shqiptare, por edhe një hartë të qartë me rekomandime për hapat e ardhshëm.

Në konferencën “Transformimi i Sektorit Publik: Themeloret e Reformës së Administratës Publike në Shqipëri”, në bashkëpunim me OECD/SIGMA iI pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, si dhe drejtuesi i Programit SIGMA të OECD-së, Gregor Virant. 

Rama në fjalën e tij shprehu mirënjohjen për raportin e SIGMA dhe për drejtuesin e këtij programi sipas të cilit Shqipëria është një vend lider në rajon për reformat në administratën publike. 

Për të gjithë atë çka ne na jep ky proces në aspektin e dijes, dëshiroj ti shpreh mirënjohjen time SIGMËS dhe organizatës që punojnë me të dhënat dhe me faktet e Ballkanit Perëndimor. Një burim i pazëvendësueshëm dije dhe sigurisht nga njëra anë shumë inkurajuese që nga ky burim i padyshimtë për profesionializmin të marrim vlerësime, por edhe shumë nxitëse që po nga ky burim të marrim dije mbi çfarë mbetet për tu përmirësuar dhe adresuar. Ngritja e një administrate publike për familjen e Europës të bashkuar, është një ushtrim kompleks.

Besoj se të qenit në mes të Europës dhe të pasurit të bekimit të qenit europian për tu bërë pjesë e BE-së, është një e dhënë që garanton optimizmin për të ardhmen, që nuk i garantohet një vendi me të kaluarën si e jona. BE dhe mekanizmat e tij janë e vetmja forcë lëvizëse në këtë botë që mund të japin një vendi si i yni me traditë të varfër në administratë instrumentet për të realizuar këtë mision', tha Rama.

Më tej Rama, tha se këto përparime vijën pasi shqiptarët janë nga popujt më pro-evropianë në rajon, ndërsa me një ministër të dedikuar për administratën publike ka bërë të mundur orientimin e reformave në drejtimin e duhur. 

'Kur zoti Virant foli për përplasjen mes legjislacionit që është një adoptimi i legjislacionit europian dhe kulturës së vendeve të BE, një kulturë jo fort e gatshme për t’iu përgjigjur legjislacionit me vënien në jetë të atij legjislacioni. Besoj se thelbi është tek institucionet, tek kultura e institucioneve jo tek kultura e personave. Duke na munguar kultura e institucioneve, e shtresuar në shekuj, siç është në Gjermani apo Francë, ne kemi një hendek shumë të madh për të mbushur. Këtu vijmë te BE-ja dhe SIGMA. Vijmë te edukimit institucional i cili në këtë periudhë që në këtë periudhë është vënë më shumë në qendër të vëmendjes së më parë.

Vijmë tek informimi i të gjithë aktorëve. Dhe te vullneti politik. Të gjitha këto janë me shumë shpresë, është presioni i dyfishtë i publikut që është më europiani. Dhe presioni i BE për të marrë prej nesh provën e përmbushjes së kritereve. Jemi në një pozicion ku shumë kush do të donte të ishte. Duke pasur popullin më pro evropian dhe pro BE-së, kemi një bazë shumë të fortë që bën që gjithë reformat të kenë mbështetjen e domosdoshme pa të cilën është vështirë të ndërmerren reforma. E vërtetë duke vendosur një ministër të dedikuar për administratën publike, kemi bërë një hap në drejtimin e duhur.'
Sipas vlerësimit të drejtorit të SIGMA-s, Gregor Virant, Shqipëria është lidere rajonal.

Keni qenë vendi më i dedikuar. Nuk kemi bërë kompromis profesional por kemi njohur atë çfarë është e mirë. Pika më e fortë, dixhitalizimi’ tha përfaqësuesi i OECD,  Gregor Virant. 
Ai renditi pikët e forta dhe të dobëta

Pika më e fortë është dixhitalizimi. Keni bërë progress të madh. Në mënyrë shumë inteligjente keni njohur rëndësinë e miratimit të elementëve kryesorë. Jeni shumë pranë  mesatares së BE për këtë pjesë të këtij indikatori.

Së dyti keni legjislacion solid. Pikëzimi juaj sa i takon legjislacionit është përafruar me 81% me BE. Pikëzim shumë i lartë.  Keni udhëheqje të fortë politke. Kjo tregon se po I kushtoni shumë vëmendje.
Së treti Nëpunësit tuaj civil janë relativisht të kënaqur me punën e tyre.  86 % e tyre janë të kënaqur e të përkushtuar.

Pika e dobët?
"Niveli i lartë i drejtuesve  nuk plotëson tërësisht standardet e bazuara në meritë. Jemi të gatshëm ta projektoni në mënyrë që garanton kompetencën që është themelore. Së dyti besimi mes ministrave dhe drejtuesve të nivelit të lartë duhet të jetë funksionale. 
Ka shumë çështje të mbartura administrative në gjykatë. 
SIGMA shprehu gadishmërinë për të ndihmuar në reformën në administratë. 

Edhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi se Shqipëria është pozicionuar si vend lider rajonal në shumicën e indikatorëve të matur nga SIGMA, të tillë si menaxhimi i financave publike, qeverisja digjitale, menaxhimi i burimeve njerëzore dhe zhvillimin e politikave.

'U punua 1 vit e gjysëm që ky vizion të kthehet në hapa dhe veprime konkrete. Që shkojnë drejt një rrugëtimi pa kthim drejt BE-së. Nevoja e kapaciteteve të shtuara do mbetet vazhdimisht. Do shkojnë drejt optimizimit të burimeve tona. Gjithashtu teksa vijojmë me negociatat, proces që kërkon përthithjen e korpusit ligjor të BE-së, duhet të kemi në vëmendje shmangien e çdo barre administrative të tepërt nga vrulli i adoptimeve të BE-së. Për vendosjen e një sistemi të mirëfilltë llogaridhënie. Diktuar dhe nga nevoja e këtyre problematikave do paraqesim brenda marsit dy projektligje, si ligji për nëpunësin civil, dhe ndryshimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. Raporti i SIGMA ka dhënë pasqyrë të progresit të tanishëm dhe përgjegjësia për këtë reformë është e jona dhe kemi vullnetin dhe ekipin për ta çuar Shqipërinë në 2030 drejt BE-së', tha ministrija Pirdeni.
Gjetjet e raportit të SIGMA-s, janë burimi kryesor i vlerësimit të Komisionit Evropian në fushën e Administratës Publike në Raportet vjetore të Progresit. Vlerësimi i parafundit për Shqipërinë është kryer në 2021. SIGMA është një nismë e përbashkët e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe BE-së.

Rama: Dua t’i shpreh mirënjohjen time SIGMA-s dhe të gjithëve atyre brenda kësaj organizate që punuan dhe punojnë për të dhënat e Ballkanit Perëndimor.

Është burim dijeje dhe është inkurajuese që ne të marrim vlerësime kaq pozitive, por nga ana tjetër është shumë nxitëse që po nga ky burim të marrim edhe dije mbi çfarë mbetet për tu përmirësuar dhe adresuar, sepse ngritja e një administrate publike të denjë për familjen e BE nuk është një fjalë goje, por një ushtrim kompleks dhe unë besoj se të qenit në mes të Europës dhe të pasurit të bekimit të qenit europian, me mundësinë për tu bërë pjesë e BE-së është një e dhënë që garanton optimizmin për të ardhmen.

BE dhe mekanizmat e tij janë e vetmja forcë lëvizëse në këtë të që mund ti japin një vendi si i ynë, me një traditë shumë të varfër në asketin e institucioneve dhe administratës, instrumentet për të realizuar këtë mision.

Përplasja midis legjislacionit është një adaptim i atij europian dhe i kulturës së vendeve që është një kulturë jo fort e gatshme sot për t’iu përgjigjur legjislacionit me vënien në jetën e përditshme të të gjitha aspekteve.

Do të shkoja pak më thellë me këtë sepse kur flasim për kulturën, thelbi është te kultura e institucioneve. Duke na munguar kjo, ne kemi një hendek shumë më të madh për të mbushur. Këtu vijmë të BE, SIGMA dhe të gjitha instrumentet e tjera. Vijmë te edukimi institucional në këtë periudhë është vënë në qendër të vëmendjes.

Vijmë te informimi i të gjithë institucioneve dhe te vullneti politik.

Nga ana tjetër, të gjitha këto janë me shumë shpresë për faktin se është presioni i dyfishtë, i publikut dhe i BE për të marrë prej nesh provën e përmbushjes së të gjiha kritereve.

Ne jemi në një pozicion që shumëkush nga vendet e rajonit do të donte të ishte. Duke patur popullin pro europian, kemi një bazë të fortë që të gjitha reformat dhe përpjekjet drejt BE-së të kemi mëbshtetjen e domosdoshme.

Jam i palumtur me mënyrën sesi kemi ecur në top managment-in të administratës publike. Kemi shumë punë për të bërë dhe do ta mirëpresim çdo financim në dije, sepse jemi në një faze historike me gjithë procesin e reformës në drejtësi, çlirimit të drejtësisë nga duart e politikës, ku duhet të përballim bashkërisht proceset e punës në administratë, proceset që lidhen me vendimmarrjen, dhe prokurimet. Nuk janë procese të lehta për t’u administruar, hetuar apo gjykuar dhe ndodh për fat të keq që në tërësinë e gjithë punëve të mira, të shohim edhe një tkurrje të administratës si rezultat i një ndjeje pasigurie që krijohet në këtë drejtim. Është një problematikë që duhet ta adresojmë ne BE.