AKTUALITET, 2 Shkurt 2023, 22:44

Rama tregon si e takoi ish agjentin e FBI dhe çfarë lidhje ka me "personin A", Agron Neza

Rama tregon si e takoi ish agjentin e FBI dhe çfarë lidhje ka me

Kryeministri Edi Rama ka qenë në një lidhje direkte në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për takimet e tij me ish agjentin e FBI, Charles McGonigal, i cili tani po përballet me akuza penale në SHBA.

Rama deklaroi se e ka takuar ish agjentin e FBI, me kërkesë të këtij të fundit. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Zoti Rama, jeni takuar me Charles McGonigal, e keni pranuar dhe madje e keni quajtur mik. Kur e keni takuar për herë të parë dhe pse? Kush ua ka sjellë?

Edi Rama: E kam takuar me kërkesë të tij në zyrën time.

Ylli Rakipi: Në pjesën ku përfshihet Shqipëria, personi kyç është Agron Neza. Ç’lidhje keni ju me këtë person dhe çfarë raportesh keni?

Edi Rama: Agron Nezën e kam njohur sepse më ka ardhur bashkë me zyrtarin e lartë të FBI i cili ma ka prezantuar si bashkëpunëtorin dhe mikun e tij. Ai ma ka prezantuar si bashkëpunëtor dhe mik i tij. Në të gjithë rastet e kam takuar kur kam qenë me të.