AKTUALITET, 15 Maj 2026, 11:34

'Mbyllim negociatat'/ Rama: Shqipëria e Estonia, të bashkuara jo vetëm nga NATO. S'kemi simpati për Putinin në Tiranë, estonezët mund të ndihen si në shtëpi!

'Mbyllim negociatat'/ Rama: Shqipëria e Estonia, të

“Sot është ditë me diell në Talin sepse solla diellin nga Shqipëria”, nisi Rama me batutë fjalën e tij në deklaratën e përbashkët me kryeministrin e Estonisë, Kristen Michal.

“Jam shumë mirënjohës që na thatë se jeni gati të prisni njerëzit tanë të vijnë më shpesh të mësojnë prej jush e asaj që mund të bëni, sidomos në nivelin e sektorit arsimor, duke nisur me fëmijët për t’u dhënë atyre instrumentet që ta çojnë vendin në një tjetër nivel. Duam të sigurohemi që rrugëtimi ynë drejt 2030 të shndërrohet në të njëjtin novacion që e ka bërë Estoninë në markë globale. Ne kemi shumicën e shëbrimeve online dhe synojmë të ecim përpara me IA. Përmendët ministren me IA dhe jemi të lumtur t’jua prezantojmë. Me të drejtë përmendët që Estonia dhe Shqipëria janë të bashkuara jo vetëm nga NATO, por dhe nga një refuzim i palëkundur që të mos lejojmë vendet e huaja të minojnë mënyrën tonë demokratike të jetesës”, tha Rama.

Më tej, Rama falënderoi Michal për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe shprehu padurimin për të vijuar me mbylljen e negociatave.

“Faleminderit shumë që vazhdoni të mbështesni Shqipërinë. Presim me padurim të kalojmë në fazën tjetër shumë shpejt dhe të vazhdojmë duke nisur mbylljen e kapitujve të negociatave”, tha Rama.

“Kur erdhët në Tiranë ishte ditë me shi, është gjithmonë ngrohtë por ishte shi se Starmer e solli nga londra sot është ditë me diell në Talin se solla diellin nga Shqipëria. Faleminderit që më datë këtë shans. Dua të shpreh mrënjohjen që më së fundi, më lejohet të vizitoj këtë qytet, të cilin e kam imagjinuar gjithmonë si laborator të së ardhmes që shkruhet dita ditës dhe është e vërtetë që ky qytet është i mrekullueshm edhe falë asaj që është ndërtuar në të shkuarën, por dua thjesht tju them qytetarëve estonezë se kemi admirim të plotë per ta. Se në vend që të vazhdojnë të jetojnë në një muze, kanë vendosur të jetojnë në të ardhmen dhe kjo e bën Estoninë atë qytetin që shkëlqen majë kodrës sidomos për një vend si Shqipëria pasi jemi të vegjël dhe kemi nevojë për shembuj të tillë.

Dua t'ju falënderoj për mikëpritjen e ngrohtë. U befasova kur kuptova se kishit ushqim të mirë këtu. Nuk është diçka që do e prisja. Ndërkohë faleminderit shumë për bisedën e dobishme dhe që ndatë me mua si ia dolët me sukses si vend për të bërë atë që e quani kërcimi i tigrit dhe për mënyrën se si mendoni e veproni për të bërë këtë kërcim të dytë duke iu përgjigjur sfidave të AI. Në ju, jo vetëm që kërkojmë bashkëpunim, por atë udhërëfyes estonez dhe jam shumë mirënjohës që na thatë se jeni gati të prisni njerëzit tanë, të vijnë më shpesh e të mësojnë prej jush sidomos në nivelin e sektorit arsimor, duke nisur me fëmijët për t’ju dhënë atyre instrumentet që ta cojnë në një tjetër nivel.

Ne duam të sigurohemi që edhe rrugëtimiynë drejt 2030 të shtrohet me të njëjtin novacion që e ka bërë Estoninë një markë globale. Edhe ne kemi 95 përqind që shërbimeve tona online dhe synojmë të ecim përpara me AI. Me të drejtë përmendët që Estonia dhe Shqipëria janë shumë të bashkuara jo vetëm nga NATO por nga një refuzim i palëkundur për të mos lënë fuqitë e huaja të minojnë mënyrën tonë demokratike të jetesës.

Jemi dy kombe që më së fundi jetojnë me dëshirën për të kapur të ardhmen pasi janë mbajtur për një kohë të gjatë në të shkuarën jo për zgjedhjen e tyre por për shkak të imponimit të regjimeve. Po kështu jemi të vendosur të mbrojmë atë cfarë kemi, kjo jo vetëm na bën kombe me të njëjtën mendësi por edhe aleatë e miq të natyrshëm. Faleminderit që mbështetni Shqipërinë. Presim të vazhdojmë duke e nisur mbylljen e kapitujve të negociatave.”, tha Rama.