AKTUALITET, 23 Qershor 2026, 21:39

Rama reagon sërish për Dritan Goxhajn, publikon videon: Dje “Komandant” me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?

Rama reagon sërish për Dritan Goxhajn, publikon videon: Dje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e së martës lidhur me Dritan Goxhajn i cili një ditë më parë lexoi 5 kërkesat e protestuesve.

Ai ka nxjerrë një video në të cilën thuhet se Goxhaj nuk ka qenë ushtar i UÇK-së. Në videon e postuar nga Rama thuhet se Dritan Goxhaj dhe babai i tij kanë qenë të paguar nga UÇK-ja.

Gjithashtu pretendohet se Goxhaj nuk ka shkuar në luftë, po ka sjellë vetem disa persona si vullnetarë, për të cilët është paguar.

“Dje “Komandant” me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?”, shkruan Rama poshtë postimit.