AKTUALITET, 4 Nëntor 2024, 19:11

Rama publikon pamjet nga ura e re e Kukësit: Ata që thanë se u ndryshk, ju lutem shani sa më shumë se plas syri i keq

Rama publikon pamjet nga ura e re e Kukësit: Ata që thanë se u

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga ura e Kukësit.

Por Rama ka edhe një lutje për  të gjithë qytetarët që thonin se “ura u ndryshk”….

“Për hajër URA E MADHE E KUKËSIT. Dhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë”, shkruan Rama.