TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta gjatë vizitës së tij në Berlin. Një grup shqiptarësh janë parë duke protestuar dhe duke i drejtuar thirrje kryeministrit në momentin kur ai po dilte dhe po hipte në automjet.
Protestuesit e shoqëruan reagimin e tyre edhe me fishkëllima, ndërsa Rama, përpara se të largohej, i përshëndeti me dorë.
Kryeministri ndodhet në Gjermani në kuadër të një vizite dyditore, gjatë së cilës po merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor.