AKTUALITET, 21 Shkurt 2024, 19:14

Rama pas mbledhjes së Asamblesë: Sistemi i patronazhimit është aktiv edhe kur ju flini

Rama pas mbledhjes së Asamblesë: Sistemi i patronazhimit

Edi Rama ka folur për mediat, pas mbledhjes online të Asamblesë së PS, ku i pyetur nëse do të kalojë apo jo për votim ligji për amnistinë, tha se nuk është në dijeni të agjendës për ditën e nesërme. 

Rama u shpreh se sa kohë nuk do të ketë një situatë normale në Kuvend, duke iu referuar kaosit që deputetët e opozitës shkaktojë tashmë prej disa kohësh, ligjet do të kalojnë në "kohë të shkurtër". 

I pyetur për sistemin e patronazhistëve, nëse do ta aktivizojnë edhe në këto zgjedhje, Rama zgjodhi të përgjigjej me ironi. 

“Ligjet kalojnë në kohë të shkurtër se nuk ka në sallë kushte për të kaluar në një kohë të gjatë. Sa kohë s’ka kushte normale, ashtu do votohen. Nuk jam në dijeni a do hidhet në votim amnistia nesër, sepse i kemi punët e ndara, jam një deputet në parlament që shkoj dhe ndjek çfarë është përgatitur.

Nuk e di si është agjenda nesër. Është bërë një diskutim për një keqkuptim që është adresuar sot nga ministri i drejtësisë.

Sistemi i patronazhimit është aktiv edhe kur ju flini, jo më kur fle opozita, që jemi patronazhistë dhe ne të tjerët”, tha Rama.