AKTUALITET, 17 Prill 2026, 23:00

Rama nga Barcelona: Marrëdhëniet me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira

Rama nga Barcelona: Marrëdhëniet me Spanjën s’kanë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi lidhur me vizitën në Barcelona, ku delegacioni shqiptar është pritur me nderime të veçanta nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës.

“Barcelonë, ku u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, e ku u ndjemë krenarë për respektin dhe interesimin për Shqipërinë, emri i së cilës kur vije në Spanjë deri jo shumë vite më parë ishte sinonim i një njolle të errët në hartën e Europës, ndërsa sot është emri i një prej destinacioneve të preferuara turistike të rinisë spanjolle, ndërkohë që marrëdheniet shtetërore me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”-shkruan Rama.