TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Këshilli Evropian, Antonio Costa, ku vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për procesin e integrimit të Shqipërisë.
Sipas Ramës, detyrat që Shqipëria duhet të përmbushë nuk lidhen vetëm me kërkesat e Brukselit, por mbi të gjitha me nevojën për të përmirësuar performancën e shtetit, institucioneve dhe pushteteve të pavarura.
“Unë dua ta falënderoj sot Antonin posaçërisht për angazhimin e vazhdueshëm dhe për mbështetjen e palodhur para se në të realizonim mbylljen e fazës së çeljes së kapitujve dhe hapjen e fazës së mbylljes së kapitujhve në një kohë kur të gjithë bashkë përballemi me sfida që nuk janë tona individuale, por të përbashkëta
Ne ndajmë me presidentin bindjen se pjesa kryesore e punës tonë mbetet puna jonë që do të thotë ne kemi detyra për të përmbushur, jo për hir të Brukselit, por për hir të përmirësimit të përformancës së shtetit, institucioneve dhe pushteteve të pavarura në Shqipëri.
Është një proces me shumë sfida. Me të drejta Presidenti na ka sugjeruar që të rrisim përpjekjet për të njohur publikun e gjerë me të gjitha këto sfida që shoqërojnë çdo hap që ne hedhim përpara.
Ne kemi dakordësi 100% në të gjitha çështjet. Kemi dakordësi 100% sa i takon detyrave që ne duhet të bëjmë, kemi dakordësi për të ecur me këtë ritëm dhe të fillojmë me mbylljen e kapitujve që rajoni si i tërë të funksionojë si kolektiv bashkëpunues. Dhe kemi dakordësi që në këtë rrugë nuk jemi vetëm, por kemi një partner si BE dhe kemi një burim dije sic është procesi i negociatave”, tha Rama.