AKTUALITET, 21 Qershor 2026, 20:16

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesi, thirrje SPAK-ut: M’u vranë shokët më 21 janar! Katër të vrarët duan drejtësi

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesi, thirrje

Mijëra vetë u mblodhën edhe këtë të dielë në ditën e 22-të të protestave kundër qeverisë Rama.

Një prej shqiptarëve të diasporës u shpreh se shqiptarët i bashkoi fjala magjike “Rama në burg, Berisha në burg”.

Shqiptari nga Diaspora: Na bashkoi fjala magjike Rama në burg Berisha në burg. Partitë që na kanë ndarë nga veri në jug. Jemi një gjak gjak shqiptari. Ka marrë fund.

Një protestues u kujtoi të pranishmëve para kryeministrisë ’21 janarin’, ngjarje për të cilën tha se ka qenë edhe vetë i pranishëm dhe se kërkojnë drejtësi.

Është Shqipëria flamuri. Unë këtu kam qenë në 21 janar 2011 shokët e mi u vranë për të sjellë në pushtet zotërinë sot. Emrat e tyre janë harruar Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika,  Faik Myrtaj. Duan Drejtësi. Thërrasim SPAK të gjejë drejtësi. Rama dhe Berisha kanë vrarë shumë.