TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta kundër qeverisë është “zhvendosur” te Kuvendi.

Deputetët që hynin brenda për seancën e sotme janë përballur me një pankartë kundër kryeministrit Edi Rama dhe ish vartëses së tij, Belinda Balluku, në të cilën shkruhej “Rama në burg, Belinda në burg”.

Këto slogane ishin ngjitur nga deputetët e Partisë Demokratike, por kanë qëndruar aty vetëm për disa momente.

Ka qenë Blendi Klosi, i cili përpara se të hynte në Parlament i ka grisur dhe më pas kanë qenë shërbimet e Kuvendit që kanë pastruar xhamin.