TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mijëra protestues kanë marshuar në kryeqytet duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me thirrjet “Edi Rama ka mbaru”, “Bashkohuni me ne”, “Ju erdhi fundi”, “Ejani mblidhuni këtu” dhe “Opozita jemi ne”, turma e protestuesve iu drejtua rrugëve të Tiranës nëpërmjet bulevardit, në marshimin tradicional.
Nuk munguan as thirrjet “Nesër më Shumë”, Revolucion”; “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëri etnike”, shqiptarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Për të dhjetën ditë radhazi, qytetarët i janë rikthyer sheshit për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Që prej orës 18:00, protestuesit u grumbulluan në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt Kryeministrisë, duke ndjekur të njëjtin itinerar si në ditët e mëparshme.
Marshimi i mijëra qytetarëve pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej” vijoi drejt bulevardit dhe Kryeministrisë rreth orës 18:30.
Qytetarët e shumtë në kor hodhën parulla e thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe burgosjen e tij dhe të kreut të opozitës Sali Berisha.
“Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, ishte një nga thirrjet kryesore të protestës.
Organizatori bëri thirrje edhe për kujdes nga provokuesit gjatë protestës.
“Të ruajmë qetësinë, mos u provokoni, mos të kemi inskenime, ruani fëmijët, ju lutemi prindërve që mbajini afër fëmijët gjatë protestës dhe qëndroni të bashkuar”, tha aktivisti që printe protestën.

Me flamuj kombëtarë në duar dhe pankarta kundër qeverisë, qytetarët kanë nisur tubimin me thirrje si “Rama ik”, “Rama jep dorëheqjen”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe slogane të tjera kundër qeverisë.
Protesta e sotme vjen pas 9 tubimeve të ditëve më parë, ku mijëra të rinj dhe qytetarë mbushën qendrën e Tiranës dhe bulevardin përpara Kryeministrisë.