TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorët e Zvërnecit ka deklaruar se ndërtimi në këtë zonë ka ardhur pas një marrëveshje mes investitorëve dhe privatëve. Ai theksoi se pronarët privatë merren vesh privatisht me investitorët dhe vendosin ata. Rama shtoi se për pronë private nuk vendos as qeveria e as protestuesit.
“Unë nuk kam takuar kurrë asnjë nga pronarët që përfliten. Asnjë. Nuk kam idenë fare për çfarë marrëveshje kanë bërë investitorët dhe privatët. Kur është folur për Sazanin dhe Zvërnecin kam thënë që në atë kohë se Sazani është është e qeverisë sesi do të shkojë marrëveshja ndërsa përballës Sazanit është private.
Pronarët privatë merren vesh privatisht. Nuk e vendosin as qeveritë e as protestuesit. Pjesa tjetër është siç ka vijuar. Agjencia që merret me mastër planet kërkon hipotekën ke apo ske, që ke apo s’ke marrëveshje me pronarët me hipoteke.
Dhe veprimtaria e agjencisë është e bazuar te se cfarë është paraqitur dhe verifikuar në hiptokë. Kjo është pjesa ka të bëjë më atë që shtrove dhe me sjelljen e shtetit. Sa kohë është tokë e blerë nga invesitorët eshtë e investitorëve”, tha ai ndër të tjera.