TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtuesi i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, duke analizuar sjelljen politike të Berishës për t’u vetëzgjedhur në krye të PD-së, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kjo është e njëjtë edhe për Edi Ramën që prej vitit 2005 ka asgjësuar zgjedhjet në PS.
“Edi Rama po bën gjysmën e kohës së Enverit në krye të PPSH. Rama ka asgjësuar zgjedhjet në partinë e vet. Që në momentin që e ka marrë në 2005 zgjedhjet i bëri me një kandidat kukull.
Zgjedhjet e sotme në PD për kryetar nuk janë për kryetarin e sotëm, janë për atë të ardhshmin. Frika e Berishës është kush do ia marrë partinë në të vdekur. Ai do të vdesë në atë parti sepse ata që ka rrotull e kanë pranuar si udhëheqës legjendar që shkon nga humbja në humbje.
A mund të lejojë Berisha një kryetar të ardhshëm që nuk e përcakton ai?
Tomas Hobs flet për sovranitetin. Ai thotë që sovran i vërtetë është ai që kontrollon jo vetëm të tashmen por edhe të ardhmen. Berisha këtë do. Nëse dikush do të merrte 30% të votave, nuk e rrëzon Berishën sot, por nesër. Ai do ta kontrollojë partinë jo vetëm në këtë jetë por edhe në tjetrën. Ky është tipar i udhëheqësve totalitarë. Pra si monarku, që përcakton kë t’i dojë qejfi. Mënyra si organizohen partitë është e tillë. Na e mësoi Enveri kur la Ramizin, po na e mëson Berisha, do të na e mësojë edhe Rama.
Është kollaj të tallesh me Berishën.
Edi Rama vajti i tha Spiropalit guxo e shkruaj prapë në Facebook, do të përjashtoj nga partia. Ku ka kryetar që ia thotë këtë një deputeteje? Këtu problemi i kalbjes në pushtet është i gjithanshëm”- tha Qori.