TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” në rrugët e Tiranës.
Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, qytetarët kanë ndjekur intinerarin e përnatshëm, ku pasi kanë shprehur shqetësimet e tyre poshtë zyrës së kryeministrit Rama, ata “pushtojnë” rrugët e kryeqytetit.
Sot ishte dita e 32-të e protestës, ku qytetarët artikulojnë si kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 33-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave.