AKTUALITET, 12 Qershor 2026, 22:31

Rama i sfidoi me mitingun e PS/ Protestuesit i përgjigjen nga sheshi "Italia": Jemi më shumë

Rama i sfidoi me mitingun e PS/ Protestuesit i përgjigjen nga sheshi

Protestuesit kanë mbërritur në “Sheshin Italia”, pikërisht aty ku vetëm pak orë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Një lumë qytetarësh ka mbushur sheshin, duke e kthyer atë në pikën kulmore të marshimit të kësaj mbrëmjeje.

Mes flamujve kuqezi dhe thirrjeve kundër qeverisë, protestuesit kanë përcjellë një mesazh të qartë për kryeministrin: “Rama, jep dorëheqjen!”. Ata theksojnë se revolta qytetare, që vijon prej 13 ditësh, po fiton mbështetje gjithnjë e më të madhe.

“Jemi më shumë”, ishte një tjetër thirrje që u dëgjua në shesh, ndërsa turma vijoi marshimin e saj.