AKTUALITET, 4 Shkurt 2023, 18:48

Rama i “delegon” Elisës pantallonat dhe atletet, ajo i jep fundin dhe takat/ Kapexhiu vizaton “kryeministrin” në Kuvend (KARIKATURA)

Rama i “delegon” Elisës pantallonat dhe atletet, ajo i jep

Edi Rama mungoi në seancën plenare të të enjtes së kaluar, ku opozita kërkonte interpelancë për skandalin “McGonigal”, meqë emri i kryeministrit shqiptar përmendet 14 herë në akt-akuzën për ish-agjentin e kundërzbulimit të FBI-së. Por Rama, pasi kishte munguar një javë në publik, pas plasjes së aferës, nuk pranoi të përgjigjej në Kuvend, duke ia deleguar këtë Elisa Spiropalit, Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Opozita e kundërshtoi vendimin e shpallur nga kryetarja e Kuvendit, por Elisa e mbrojti shefin e saj përballë deputetëve të djathtë që protestuan mbi 2 orë e gjysëm duke goditur tavolinat, rënë bilbilëve dhe bllokuar foltoren e kuvendit.

Mungesa e Ramës në Kuvend u komentua gjerësisht si frikë e tij për të folur për një aferë ku ai dyshohet se është përfshirë duke përdorur një ish-zyrtar të lartë amerikan për të goditur PD-në, me akuzën e lobimit përmes fondeve ruse.

Ndërsa aktori dhe karikaturisti i mirënjohur, Bujar Kapexhiu, e ilustron duke këmbyer rrobat e kryeministrit me ministren e tij besnike, të cilës i delegon gjithçka që duhet ta mbajë vetë mbi supe.

Rama i “delegon” Elisës pantallonat dhe atletet, ajo i jep