AKTUALITET, 4 Nëntor 2024, 22:16

"Rama e ka blinduar edhe me Harris edhe me Trump!"/Nesho: Ja rreziku për shqiptarët pas zgjedhjeve në SHBA

"Rama e ka blinduar edhe me Harris edhe me Trump!"/Nesho: Ja rreziku

Strategjisti Dritan Nesho, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për zgjedhjet në SHBA dhe ndikimin e mundshëm në politikën e jashtme, në Shqipëri dhe Ballkan.  Nesho tha se të dy administratat, qoftë ajo e Harris apo e Trump, nuk do të jenë fortë pozitive për faktorin shqiptar në Ballkan. 

Ndërsa për kryeministrin Rama ai tha se e ka "blinduar" me të dy administratat e mundshme, për shkak të lidhjeve me Soros dhe me dhëndrin e Trump. 

"Në dy vitet e para të administratës Biden, djali i Soros ka vizituar Shtëpinë e Bardhë 28 herë, më shumë se shumica e ministrave dhe Sekretarëve të Shtetit. Është vënë në pikëpyetje nga vetë media amerikane. Mund të them, se si një administratë e Trump apo Harris, nuk do të jenë fort pozitive për faktorin shqiptar në Ballkan.

Thembra e akilit e sistemit amerikan, sidomos për politkën e jashtme, është interferenca e parave dhe lobingut. Si për lidhjet me Soros apo Kushner, ka influence të drejtëpërdrejta për Shqipërinë. Edhe në një vazhdimësi të administratës së tashme, të njëjtët njerëz, ka një grup burokratësh në DASH, në nivel të mesëm apo të lartë të ulët, që duan të krijojnë një format të ri për Ballkanin. Të ndryshojnë paqen që ekizston, të ketë Kosovë dhe Bosnje multi etnike. Kjo mund të jetë në skaj të karrierizmit, naivitetit, shumë faktorëve. Por kjo ekziston.

Duhet të ketë një qartësi në klasën politike shqiptare, që mbrojtja e interesave të faktorit shqiptar, duhet të vijë nga atje dhe nga krijimi i një muri që thotë, nuk luhet me kufijtë e Kosovës. Nuk luhet me një konsensus politik që është krijuar mbi pavarësinë e Kosovës.

Këtu ka shumë peshkaqenë që po vijnë rroturll, që përputhen me interesat e Vuçiç, sesa të shqiptarëve. Të dy do të jenë një lloj disaster. Ka ikur koha e diplomatëve të talentuar amerikane.

Do të sugjeroja një gjë për publikun shqitpar, më shumë fokus te faktori i brendshëm dhe më pak te faktori i jashtëm.

Por kryeministri Rama e ka blinduar me të dy administratat. Si me Harrisin për influencën e Soros. Dhe me Trump nëpërmjet dhëndrit. Dihet që janë shumë transaksionalë në politikën e jashtme. Këtu ka një rrezik, do të jetë e rrezikshme për faktorin shqiptar dhe për Ballkanin", tha Nesho.