TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se kjo që po ndodh me protestën qytetare është historike.
"Ky është një proces historik, kurrë kaq shumë njerëz nuk kanë protestuar dhe kaq gjatë. Pikat kulmore, kanë qenë në shesh mbi 100 mijë vetë. Edhe me dëshmitarë nga vitet '90-'91, më kanë thënë se këto kanë qenë më të mëdha. Janë historike, anti sistemore, kundër qeverisë, oligarkisë, mediave të olgiarkëve. U kanë zgjuar shpresën qytetarëve. 37 ditë të rrish me orë të tëra në këmbë, janë sakfricë. Kam qenë përditë edhe në marshim. Gjithëkund vëren qytetarë që duartrokasin protestuesit.
Kjo që po ndodh është historike, një process pa kthim. Pavarësisht tentative për ta përçarë, për ta përçmuar, për teori konspirative, qytetarët vijojnë të qëndrojnë, është dita 37 dhe nuk mbaj mend një moment tjetër të historisë tonë që protestojnë kaq shumë njerëz dhe do të vijojnë derisa të arrihet objektivi kryesor, dorëheqja e qeverisë", deklaroi Qori.