TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur para Gjykatës Penale të Tiranës, ku pritet të mbahet masa e sigurisë për 21 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit te Kuvendi.
Me parulla dhe thirrje, duke sfiduar edhe temperaturat e larta, ata kërkuan lirimin e të ndaluarve, duke u shprehur se nuk ka prova dhe arrestimet janë të paligjshme. Gjithshtu janë ngritur akuza ndaj Policisë për dhunë.
Masat do jepen nga gjyqtari i gatshëm Sokol Mara. Një prej thirrjeve ishte edhe “E gjithë Shqipëria është me ju”.
Mes të arrestuarve janë:
Alban Nikolli, Elvis Bici, Altin Hila, Arbër Lleshaj, Everes Bardhi, Gentian Progni, Besart Kajmi, Aristotel Elezaj, Ardit Ymaj, Niko Qarkaj, Ylli Shima, Durim Bami, Evis Gjoni, Frrok Bardhi, Elvis Bici, Alban Nikolli, Ervin Gega, Orgito Kaba, Iljon Shala, Kujtim Përvataj, Romario Dushi.
Ndërsa brenda ambienteve të gjykatës po shqyrtohen masat e sigurisë për protestuesit e ndaluar gjatë përplasjeve të 2 korrikut, jashtë godinës po zhvillohet një protestë e fuqishme dhe plot zë.
Turma e grumbulluar ka refuzuar të shpërndahet deri në lirimin e plotë të të shoqëruarve.
Bulevardi para gjykatës ka jehuar nga thirrjet e përbashkëta të qytetarëve, të cilët kanë artikuluar qartë kërkesat e tyre përmes parullave:
“Rama në burg, çunat jashtë! Gjithë Shqipëria këtë ka dasht!”.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se seanca do jetë një e vetme ku do dalin në sallë të gjithë të arrestuarit dhe do jenë prezentë avokatët. Prokuroria ka ngritur akuza për shkatërrim prone, kundërshtim të policisë dhe organizim të paligjshëm të protestave.
Avokatët pretendojnë se nuk ka prova, pasi janë përdorur vetëm vezë dhe miell. Gjithashtu janë ngritur shqetësime dhe denoncime për dhunën policore.
Pas protestës të së shtunës, organizatorë, aktivistë dhe qytetarë do të mblidhen sot në një tjetër tubim përpara Gjykatës Penale të Tiranës.
Ky marshim solidarizimi vjen në momentin kur pritet që gjykata të japë masat e sigurisë për të rinjtë e arrestuar gjatë tensioneve të 2 korrikut.
Tubimi vjen si një kundërpërgjigje ndaj përplasjeve të forta që u regjistruan të enjten e kaluar përpara Parlamentit, ku seanca plenare u shoqërua me përleshje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Pas tensioneve që u shtrinë në disa zona të kryeqytetit, policia ndërmori një aksion shoqërimesh dhe arrestimesh, ndërkohë që nga përplasjet mbetën të lënduar si efektivë të policisë, ashtu edhe qytetarë.
Qytetarët e konsiderojnë mbajtjen e të rinjve në qeli si një tentativë të dështuar për të frikësuar revoltën popullore dhe shprehen të vendosur se aksioni i tyre do të përshkallëzohet nëse nuk jepet vendimi për liri absolute.