AKTUALITET, 9 Korrik 2026, 12:54

Qytetarët kapin "mat" një grup deputetësh të PS duke luajtur letra dhe pirë birra në Strasburg (VIDEO)

Qytetarët kapin "mat" një grup deputetësh të PS

Një grup deputetësh të Partisë Socialiste janë kapur “mat” nga disa qytetarë në Strasburg, duke luajtur me letra dhe duke pirë birra.

Siç shihet edhe në këtë video të publikuar nga aktivisti Gent Progni në tavolinë ndodheshin kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deputetët Arbjan Mazniku, Pirro Vengu dhe Evis Kushi.

Qytetarët i afrohen duke i përshëndetur, por kur ligjvënësit e kuptuan se po filmoheshin sjellja ndryshoi, madje Balla tenton të fshehë edhe letrat që mbante në duar.

Ndërsa qytetarët po i kërkojnë llogari dhe po i flasin për protestën, Balla nis bisedën me një person tjetër në tavolinë.

Në fund në shenjë revolte dhe proteste, qytetarët i këndojnë refrenin e protestës “Rama në burg, Balla në burg”.

Qytetarja: Mirëmbrëma, përshëndetje si jeni mirë?

Balla: Po na filmon?

Qytetarja: Po patjetër, ne na ka marrë malli t’ju shikojmë, t’ju pyesim si jeni, çfarë po bëni në Shqipëri.

Qytetari: Po losni me letra po kënaqeni

Qytetarja: Çfarë po bëni për Shqipërinë, ku jetoni? Sa po ju shkon nata, duam ta dimë dhe ne

Qytetari: A keni dëgjuar ndonjëherë që bëhet një protestë në Shqipëri apo…?!

Qytetarja: Po si nuk ju vjen trup, se këtu jeni përballë (dikush dëgjohet që i thotë t’ju vijë zor)

Qytetarja: Të më vijë mua zor?!

Qytetari: Paguani ju me taksat tona

Qytetarja: Tja këndojmë atë këngën, Rama në burg, Balla në burg.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gentjan Progni (@gent.progni)